Ramush Haradinaj në dorë të Vuçiqit – Lista Serbe s’ka votë për të pa konsultim me presidentin serb

Lista Serbe ndonëse ka votuar sot për kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, ende nuk ka vendosur nëse do ta votojnë edhe të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj. Igor Simiq, përfaqësues i LS ka thënë para gazetarëve se marrëveshja me PAN-in ka qenë që ta votojë vetëm kryetarin e kuvendit, kurse për kryeministrin do […]
Lista Serbe ndonëse ka votuar sot për kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, ende nuk ka vendosur nëse do ta votojnë edhe të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.
Igor Simiq, përfaqësues i LS ka thënë para gazetarëve se marrëveshja me PAN-in ka qenë që ta votojë vetëm kryetarin e kuvendit, kurse për kryeministrin do të bisedohet tash e tutje.
Ai me këtë rast, ka thënë se Lista Serbe fillimisht do të diskutojë edhe me përfaqësuesit e Beogradit rreth kësaj çështjeje, konkretisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.












