Rama: Qeveria e re, fund burokracisë në 100 ditë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes informale të qeverisë së re, duke premtuar se ajo do të luftojë burokracinë në institucione, niveli i të cilës sipas tij ka arritur rekordin Guinness. “Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë çertifikata. Ky konsum skandaloz, kohe, lekësh e nervash do mbarojë me qeverinë e re”, ka […]
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes informale të qeverisë së re, duke premtuar se ajo do të luftojë burokracinë në institucione, niveli i të cilës sipas tij ka arritur rekordin Guinness.
“Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milionë çertifikata. Ky konsum skandaloz, kohe, lekësh e nervash do mbarojë me qeverinë e re”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se, në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit për të dhënë një shërbim, “burokracia duhet ta sigurojë vetë”.
“Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri” ka thënë Rama./21Media












