Qytetarët ‘e sulmojnë’ keq Agim Bahtirin pas marrëveshjes me PAN-in: A dole prej tabutit a? (Foto)

Aleanca Kosova e Re (AKR), e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, pas takimeve të shumta me koalicionin PAN, dje zyrtarizoi marrëveshjen për të bashkëpunuar në formimin e qeverisë së re. Ndonëse nga AKR e mohonin vazhdimisht dhe shpreheshin se ishin kundër ndonjë marrëveshjeje me PDK-në, një gjë e tillë nuk doli të jetë ashtu. Nënkryetari […]
Aleanca Kosova e Re (AKR), e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, pas takimeve të shumta me koalicionin PAN, dje zyrtarizoi marrëveshjen për të bashkëpunuar në formimin e qeverisë së re.
Ndonëse nga AKR e mohonin vazhdimisht dhe shpreheshin se ishin kundër ndonjë marrëveshjeje me PDK-në, një gjë e tillë nuk doli të jetë ashtu.
Nënkryetari partisë së familjes Pacolli, Agim Bahtiri ishte një ndër zyrtarët që kategorkisht kundërshtonte të hynte në koalicion me PAN-in. Madje ai ‘i hëngri’ edhe fjalët e tij, që i kishte deklaruar kohëve të fundit.
‘Më përpara shkoj në tabut sesa me PDK-në’, kishte thënë Agim Bahtiri.
E si duket këto fjalë i kanë mbajtur mirë në mendje edhe qytetarët, të cilët nuk kanë hezituar edhe t’ia rikujtojnë poshtë një postimi në Facebook, transmeton Periskopi.
‘’A dole prej tabutit. Tash a po hin ne tabut se po presim? Ku mbeti tabuti yt. I pafytyrë’’, ishin vetëm disa nga komentet e drejtuara nga qytetarët e zhgënjyer.
AKR iu bashkua PAN-it, pasi këta të fundit ia premtuan që t’i udhëheqë 5 ministri në Qeverinë e re, si dhe Presidentin në mandatin e ardhshëm. /Periskopi/














