Qytetarët e Kosovës po ikin drejt vendeve të BE-së (Video)

Qytetarë të shumtë janë parë edhe sonte tek stacioni i Autobusëve në Prishtinë, të cilët kanë mësyer vendet e Bashkimit Evropian përmes Serbisë. Madje, për dallim nga ditët e kaluara, sot është parë një numër më i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të marrë rrugë drejt BE-së përmes autobusëve të […]
Madje, për dallim nga ditët e kaluara, sot është parë një numër më i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të marrë rrugë drejt BE-së përmes autobusëve të linjës Prishtinë- Beograd, shkruan Indeksonline.
Se ka filluar një eksod i ri është raportuar edhe ditë më parë, megjithatë Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka raportuar se pas disa analizave kanë konstatuar se në Kosovë nuk ka eksod të ri. Mirëpo, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1355494217881588/












