Qeveria e re do të paguajë shpenzimet për ekspertizën e rastit Dehari

Në mbledhjen e dytë të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka kërkuar nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që të ndahen mjete financaire nga buxheti i shtetit për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së ish-anëtarit të VV-së Astrit Dehari, i cili ka ndërruar jetë në Qendrën e Parabugimit në […]
Në mbledhjen e dytë të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka kërkuar nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që të ndahen mjete financaire nga buxheti i shtetit për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së ish-anëtarit të VV-së Astrit Dehari, i cili ka ndërruar jetë në Qendrën e Parabugimit në Prizren.
Tahiri ka thënë se në këtë mbledhje të mos merret vendimi për mjetet financiare lidhur me rastin por të ketë një zotim nga kabineti qeveritar se do të marrin një vendim në mbledhjen e radhës.
“Për rastin dehari, që t’i ndajmë mjetet nga ana e Qeverisë së Kosovës për një ekspertizë që të përmbyllim rastin e tij. Sot të mos marrim vendim por të zotohemi se do ta kryejm këtë punë”, ka thënë ministri i Drejtësisë.
Ai po ashtu ka theksuar se mjetet e nevojshme financaire kapin vlerën prej rreth 50 mijë eurove.
“Duhen rreth 50 mijë euro që të ndahen për ekspertizën e rastin dhe të dihet e vërteta”, deklaroi ai.
Më të përfunduar fjalën ministri i drejtësisë ka marrë fjalën kryeministri Haradinaj, duke thënë se do t’i përmbushin obligimet e qeverisë pas konsultimeve që pritet t’i kenë në ditët e ardhshme me ministrin e Financave, Bedri Hamza.
“Shprehim keqardhje për rastin, do t’i përmbushim obligimet që dalin pas konsutlimit me ministrin e financave”, tha Haradinaj.
Më pas ka kërkuar fjalën edhe vet ministri Hamza, i cili u zotua se do ta mbështesin kërkesën e ministrit Tahiri.
“Ministria e financave do ta mbështes këtë kërkesë pa dyshim”, u shpreh ai.
Lidhur me vdekjen e dyshimtë të Deharit, janë organizuar edhe disa protesta nga qytetarët e vendit, të cilët kanë kërkuar drejtësi për të.
26-vjeçari, Astrit Dehari, vdiq më 5 nëntor të viti të kaluar në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit.












