Qeveria e re është në ‘hall’ me krijimin e ushtrisë

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese ka vënë në vështirësi edhe qeverinë e re të Ramush Haradinajt. Ndonëse shefi i ekzekutivit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit kishe thënë se çështja e formimit të ushtrisë është një ndër prioritetet e tij, tani zyrtar të qeverisë nuk precizojnë […]
Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese ka vënë në vështirësi edhe qeverinë e re të Ramush Haradinajt.
Ndonëse shefi i ekzekutivit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit kishe thënë se çështja e formimit të ushtrisë është një ndër prioritetet e tij, tani zyrtar të qeverisë nuk precizojnë ndonjë kohë se kur mund të nis një proces i tillë i transformimit, pasi që së pari duhet të bindën 2/3 e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi për media i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se ky proces do të zgjidhet në të ardhmen në përputhje me legjislacionin e vendit dhe ne konsultime me partnerët ndërkombëtare.
“Është çështje e bashkërendimit me institucionet e Kosovës, në përputhje me legjislacionin e vendit dhe ne konsultime me partnerët ndërkombëtare”, ka thënë Vllahui.
Ndërkaq në anën tjetër edhe Rrustem Berisha Ministër i FSK-së, tha dje se ky proces nuk mund të zgjidhet shpejt por se qeverisja e re do ta ketë prioritet transformimin e FSK-së në ushtri.
“Ne do t’i përcjellim mesazhet tona në koordinim edhe me partnerët tanë strategjikë, edhe me komunitetin, që thjesht ta kuptojnë edhe ata që formimi i Forcave të Armatosura nuk është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës e as të komunitetit. E kemi si objektiv kryesor transformimin, sepse jemi në vonesë qe tre vjet e gjysmë rreth transformimit dhe unë shpresoj që ta realizojmë në mandatin tonë”, ka thënë Berisha, dje në një prononcim për media.












