Putin tallet keq me diplomatët amerikanë (Foto/Video)

Presidenti rus Vladimir Putin është tallur me diplomatët amerikanë, pas kërkesave të tyre për t’i vënë sanksione të njëjta Rusisë po si Koresë Veriore, duke thënë se “kjo kërkesë vjen nga njerëz të njëjtë që e ngatërrojnë Australinë me Austrinë”. Vendosja e sanksioneve më të rrepta mbi Korenë e Veriut mbi programin e saj të […]
Vendosja e sanksioneve më të rrepta mbi Korenë e Veriut mbi programin e saj të raketave bërthamore do të ishte kundërproduktive dhe kërcënimet e veprimeve ushtarake mund të shkaktojnë një “katastrofë globale”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.
Putin, duke folur të martën pas një samiti të BRICS në Xiamen të Kinës, kritikoi krizën e diplomacisë amerikane dhe bëri thirrje për bisedime të reja, duke thënë se Koreja e Veriut nuk do të ndalonte testimin e programit të raketave bërthamore derisa të ndihej e sigurt, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Rusia dënon ushtrimet e Koresë së Veriut, ne e konsiderojmë atë si një provokim… por ngritja e histerisë ushtarake do të çojë në diçka jo të mirë, për më tepër kjo mund të çojë në një katastrofë globale”, tha Putin.
“Nuk ka mënyrë tjetër veçse nga një rrugë paqësore”, u shpreh ai.
Nikki Haley, ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, tha të hënën se udhëheqja e Koresë së Veriut ishte “duke kërkuar luftë” ndërsa ajo i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të imponojë masa më të ashpra kundër këtij vendi pas testit më të fuqishëm bërthamor që ka provuar ditëve të fundit.
“Është qesharake të na vendosësh në listën e njëjtë [të sanksioneve] si Koreja e Veriut dhe pastaj të kërkosh ndihmën tonë në vendosjen e sanksioneve të reja kundrejt Koresë Veriore”, tha Putin.
“Kjo është bërë nga njerëz që ngatërrojnë Australinë me Austrinë”, tha ai.
Rusia, e cila ndan kufirin me Korenë e Veriut, në mënyrë të përsëritur i është bashkuar Kinës duke bërë thirrje për negociata me Korenë e Veriut, duke sugjeruar që SHBA dhe Koreja e Jugut të ndalojnë të gjitha përplasjet e mundshme të një lufte ndaj Koresë Veriore me ç’rast kjo e fundit të ndalojë programin e saj të testimit.
Ndërkohë, politikanët japonezë kanë kërkuar sanksione më të ashpra të OKB-së në Korenë e Veriut./Periskopi/













