Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së për borxhin e pambledhur

Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së për borxhin e pambledhur

Prokuroria Themelore në Prishtinë pushoi hetimet ndaj ish-zyrtarëve të lartë të ATK-së. Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë më 30 gusht pushoi hetimet për keqpërdorim detyre ndaj zyrtarëve e ish- zyrtarëve të lartë të Administratës tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharkut, Behxhet Halitit dhe Ilir Islamit. Në kohën për të cilën […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë pushoi hetimet ndaj ish-zyrtarëve të lartë të ATK-së.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë më 30 gusht pushoi hetimet për keqpërdorim detyre ndaj zyrtarëve e ish- zyrtarëve të lartë të Administratës tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharkut, Behxhet Halitit dhe Ilir Islamit.

Në kohën për të cilën dyshoheshin, Behxhet Haliti kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të ATK-së, ndërsa Nahit Sharku ishte ushtrues i kësaj detyre.

Sipas njoftimit të prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com, hetimet ndaj ish-zyrtarëve të lartë të ATK-së kanë pushuar nga prokurorja Dulina Hamiti, ngase pas zhvillimit të tyre është konstatuar se “nuk ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit e lartëcekur e kanë kryer veprën penale të cekur më lartë[keqpërdorimin e detyrës]”.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Nahit Sharku, ish-ushtrues detyre i drejtorit të ATK-së tha se hetimet ndaj tij kanë pushuar për Rastin “Dajti”.

“Rasti ‘Dajti’ që e kam sqaru në emision (Emisionin Jeta në Kosovë) dhe i keni dokumentet në dosje”, tha Sharku.

Emisioni Jeta në Kosovë në dhjetor të vitit që shkoi publikoi në tri edicione hulumtimin për vjedhjen e organizuar tatimore nëpërmjet kompanive fiktive pasi kallxuesi Murat Mehmeti, një inspektor tatimor, kishte vendosur t’i denoncojë shkeljet e në këtë institucion.

Në këto emisione Sharku kishte sqaruar se në Rastin “Dajti” bëhej fjalë për një biznes me këtë emër të cilit ATK-ja kishte dështuar t’ia arkëtojë borxhin milionësh nga tatimi.

Sqarimin e Nahit Sharkut për Rastin Dajti mund ta ndiqni këtu.

Po në dhjetor të vitit që shkoi, Sharku kishte thënë se ndaj tij po zhvillohet fushatë mediatike, politike dhe policore për ta parandaluar vazhdimin e reformës që kishte nisur si ushtrues detyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?