Pse do të jetë i vështirë miratimi i ligjeve në Kuvend

Pse do të jetë i vështirë miratimi i ligjeve në Kuvend

Pushteti do ta ketë të vështirë të miratojë ligje në Kuvend, edhe kur nevojiten vetëm 61 vota, vlerësojnë monitorues të punës së Kuvendit, raporton KTV. Abstenimi i deputetit të Nismës për të votuar Qeverinë Haradinaj, ka zvogëluar në 60 numrin e deputetëve të koalicionit qeverisës. Madje, deputeti i Nismës Zafir Berisha ka bërë të qartë […]

Abstenimi i deputetit të Nismës për të votuar Qeverinë Haradinaj, ka zvogëluar në 60 numrin e deputetëve të koalicionit qeverisës. Madje, deputeti i Nismës Zafir Berisha ka bërë të qartë se pas 100 ditë qeverisjeje të Haradinajt, do të votojë për rrëzimin e saj.

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk do të mund të llogarisë në votën e deputetit të Nismës Zafir Berisha në Kuvend.

Deputeti Berisha thotë se do t’i japë kohë 100 ditë qeverisë Haradinaj dhe nëse nuk tregohet efikase, do të votojë për rrëzimin e saj.

Për monitoruesin e punës së Kuvendit, Valmir Ismajli, pushteti do të përballet me opozitë të fortë në Kuvend, Vetëvendosjen dhe LDK-në.

Thotë se pushteti do ta ketë të vështirë të miratojë ligje në Kuvend, edhe kur nevojiten vetëm 61 vota.

AKR-ja, që u bë pjesë e koalicionit qeverisës, kishte fituar 4 deputetë, por ky subjekt tashmë në Kuvend është i përfaqësuar me vetëm dy deputetë.

Behgjet Pacolli, me t’u bërë pjesë e qeverisë, vendin e tij të deputetit ia ka lëshuar deputetit të LDK-së Imet Rrahmani, ndërsa Korab Sejdiu dha dorëheqje nga ky subjekt, për të vazhduar si deputet i pavarur.

KQZ-ja ka zyrtarizuar deputetët e rinj që do t’i zëvendësojnë deputetët që u bënë pjesë e qeverisë.

Nait Hasani e zëvendëson kryeministrin Ramush Haradinaj, Fadil Beka në vend të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Enver Hoti në vend të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishën, Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn dhe Brahim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?