Pse meteorologët i emërtojnë uraganet me emra njerëzish?

A keni menduar ndonjëherë pse uraganet kanë emra, ose si u vendosën emrat e uraganeve? Meteorologët kohë ma parë kanë kuptuar se t’i vësh emër një stuhie apo një uragani u ndihmon njerëzve për ta mbajtur në mend stuhinë. Kjo fillimisht u bë për shkak të komunikimit, kur njerëzit kanë lajmëruar se stuhia ka goditur […]
A keni menduar ndonjëherë pse uraganet kanë emra, ose si u vendosën emrat e uraganeve? Meteorologët kohë ma parë kanë kuptuar se t’i vësh emër një stuhie apo një uragani u ndihmon njerëzve për ta mbajtur në mend stuhinë. Kjo fillimisht u bë për shkak të komunikimit, kur njerëzit kanë lajmëruar se stuhia ka goditur vendin e tyre – më e lehtë është cilësuar të jetë vënia e një emri asaj stuhie.
Këta ekspertë u kanë vënë emra uraganeve duke u bazuar në një listë formale, varësisht prej sezonit që ka nisur. Qendra ndërkombëtare për uragane në SHBA kanë nisur këtë t’i emërojnë uraganet që nga viti 1950. Tani, Organizata Botërore e Meteorologjisë në momentin që regjistrohet një stuhi e tillë ose uragan, bazohen në atë listën formale të emrave për uraganet. Kështu shkruan faqja meteorologjike, Earth Sky, transmeton Gazeta Express.
Në vitin 1950, Qendra Ndërkombëtare për Uragane në SHBA, nisi t’u vë emrat sipas rendit alfabetik të shkronjave si; Able, Baker dhe Charlie (A, B, C). Me fjalë të tjera, uragani i parë që ka goditur në një stinë është emëruar me emrin “Able”, ose ka filluar me shkronjën A, ndërsa nëse ka ndodhur uragani i dytë brenda stinës së njëjtë, është emëruar “Baker”, ose ka filluar me shkronjën B.
Këta janë emrat e uraganëve sipas renditjes së shkronjave të alfabetit amerikan:













