Porositësi i vrasjes së Triumf Rizës, Enver Sekiraqa: As në ëndërr nuk e kam imagjinuar vrasjen e Triumfit

Porositësi i vrasjes së Triumf Rizës, Enver Sekiraqa: As në ëndërr nuk e kam imagjinuar vrasjen e Triumfit

Një vit pasi u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 37 vjet burg për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa paraqiti para Gjykatës së Apelit pretendimet e tij për pafajësi. Sekiraqa përjashtoi çdo mundësi të kishte ideuar vrasjen e Triumf Rizës. “As në ëndërr nuk e kam imagjinuar vrasjen e Triumf […]

Një vit pasi u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 37 vjet burg për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa paraqiti para Gjykatës së Apelit pretendimet e tij për pafajësi.

Sekiraqa përjashtoi çdo mundësi të kishte ideuar vrasjen e Triumf Rizës.

“As në ëndërr nuk e kam imagjinuar vrasjen e Triumf Rizës”, tha Sekiraqa para kolegjit të Gjykatës së Apelit.

I pandehuri tha se nga Kosova ishte larguar pasi ishte frikësuar se do të vritej dhe shtoi se i është dorëzuar vullnetarisht EULEX-it pasi misioni i BE-së i kishte garantuar siguri për jetën e tij.

Në seancën e sotme, avokati i Sekiraqës, Boshtjan Penko, ka kërkuar nga kolegji i gjyqtarëve të Apelit përjashtimin e provave që rëndojnë mbi klientin e tij.

“Të gjitha provat kryesore janë marrë në mënyrë joligjore”, ka thënë avokati.

Penko ka hedhur dyshim mbi kredibilitetin e Policisë së Kosovës në rastin e Sekiraqës, pasi që siç tha ai Policia e Kosovës e ka futur një revole në makinën e të pandehurit dhe e ka kërcënuar atë me armë, duke iu referuar rastit të Ferizajt.

Avokati shtoi se edhe urdhri i bastisjes së lokalit të të pandehurit nuk është dhënë nga gjyqtarja Drita Hoxha dhe se kjo vërtetohet përmes procesverbalit të Policisë për bastisjen e “Sekiraça Bar”-it.

Madje, sipas tij, edhe dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë, i koduar si D2, ishte kontradiktore.

Sipas mbrojtjes së Sekiraqës, dëshmitari tjetër gjë kishte deklaruar para hetuesisë e tjetër gjë para Gjykatës.

Madje, mbrojtja e Enver Sekiraqës e cilësoi të paarsyeshëm anonimitetin e dëshmitarit.

Krejt në fund, pas paraqitjes së kundërshtimeve ndaj provave, mbrojtja e Sekiraqës kërkoi lirimin e tij.

Mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar që Sekiraqa të mbrohet në liri, t’i jepet arrest shtëpiak apo që të lirohet pasi e jep si garanci ndonjë nga bizneset e tij.

Ndërkaq, prokurorja e rastit tha se kërkesa e mbrojtjes së Sekiraqës nuk gjen mbështetje në dispozitat ligjore.

Sipas prokurores, mbrojtja nuk ka ofruar prova të reja por i ka përsëritur argumentet e ofruara në seancat e kaluara në Gjykatën Themelore.

Më 17 maj 2016, Enver Sekiraqa është dënuar me 37 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Enver Sekiraqa akuzohet për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim. Gjykimi i tij ka nisur në tetor të vitit 2014.

Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë policin në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” në Prishtinë.

KALLXO.com e ka përcjellë në tërësi gjykimin e Sekiraqës dhe dosja e plotë e këtij procesi mund të gjendet këtu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?