Policia: S’ka të dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë

Sot rreth orës 11:00, Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 16 vjeçari  në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.   Aulon Zeka, 16 vjeçar është viktima e cila në bazë të informacioneve të Policisë është vrarë me armë zjarri, derisa rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”. Jozyrtarisht gjatë ditës është raportuar se tashmë […]

Sot rreth orës 11:00, Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 16 vjeçari  në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.
 
Aulon Zeka, 16 vjeçar është viktima e cila në bazë të informacioneve të Policisë është vrarë me armë zjarri, derisa rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”.

Jozyrtarisht gjatë ditës është raportuar se tashmë i ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup.

Përkundër se trupi u gjet në pikë të ditës në Prishtinë, ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për të dyshuar, apo diçka që tregon për shkaqet e incidentit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Aktualisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Borovci.

Gjatë ditës, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Aulon Zeka ka jetuar në lagjen “Kodra e Trimave”  afër shkollës Zenel Hajdini.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?