Policia nis hetimet për rastet e vdekjeve në QKUK

Policia nis hetimet për rastet e vdekjeve në QKUK

Disa pacientë kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh, pasi janë nxjerrë nga sallat e operacionit në klinikat kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë. Deri më tash nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së këtyre personave. Sipas një raportimi të QKUK-së thuhet se bëhet fjalë për dy vdekje të dyshimta, përderisa është […]

Deri më tash nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së këtyre personave. Sipas një raportimi të QKUK-së thuhet se bëhet fjalë për dy vdekje të dyshimta, përderisa është raportuar se kanë ndodhur katër raste të vdekjeve të tilla.

Lidhur me këtë Prokuroria e Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për të filluar hetimet për vdekjen e pacientëve, të cilët që nga dita e enjte kanë ndërruar jetë në klinikat kirurgjike të QKUK-së.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë në një prononcim se Policia e Kosovës ka filluar hetimet për rastet e vdekjeve në QKUK.

“Bazuar në autorizimet e Prokurorisë Kompetente, Policia e Kosovës ka filluar hetime preliminare dhe çfarëdo vendimi që do të merret më tutje në bazë të të gjeturave të Policisë edhe veprimet e tjera në koordinim dhe bashkërendim me Prokurorinë kompetente do të ndërmerren konform procedurave ligjore”, tha Hoxha.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë në një deklaratë të lëshuar për media, se ka urdhëruar të gjitha inspektoratet e MSH-së që të nisin hetimet e pavarura dhe të detajuara.

Ai ka siguruar qytetarët se çfarëdo prove e keqmenaxhimit, neglizhencës ose ndonjë faktori tjetër, do ta ketë përgjigjen e menjëhershme institucionale.

“Të gjitha inspektoratet e Ministrisë Shëndetësisë janë urdhëruar të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara. Në mënyrë që ky rast të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh, kam kërkuar që ekipet e inspektorëve të udhëhiqen nga zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve si p.sh. kryeinspektorja e Inspektoratit te Shëndetësisë, u.d. i kryeinspektorit farmaceutik, drejtori i Laboratorit për Kontroll të Cilësisë. Kam kërkuar nga të gjitha palët, që procesi të jetë transparent për publikun për çdo veprim të ndërmarrë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate të lëshuar për media.

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë rast.

“Ministri ka dhënë një komunikatë. Njëherë nuk kam çfarë të them për këtë punë”, ka thënë ai përmes telefonit për KosovaPress.

Ndryshe, QKUK ka kërkuar nga mediat dhe opinioni publik që të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?