Policia jep detaje për personin që u godit për vdekje nga automjeti

Rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, një person ka ndërruar jetë pasiqë është shkelur nga një automjet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha për lajmi.net se për shkak të lëndimeve të mëdha i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. “Në rrugën […]
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha për lajmi.net se për shkak të lëndimeve të mëdha i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, në ora 11:30 kemi marr informacion ka ndodh një aksident komunikacioni mos një automjeti edhe një këmbësori me ç’rast personi i aksidentuar prej lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe se policia po merret me rasitin. /Lajmi.net/












