Policia franceze gjen sasi të mëdha të eksplozivit, dyshohet për sulm terrorist (Foto)

Policia franceze gjen më shumë eksploziv pas bastisjes afër Parisit. Policia franceze zbuloi një sasi të dytë materialesh shpërthyese pranë Paris-it të enjten pas një gjetje të ngjashme në një periferi të mërkurën, njoftoi një zyrtar i drejtësisë. Për më tepër ai tha se tre të dyshuar u morën në pyetje nga hetuesit anti-terrorizëm, raportoi […]
Policia franceze zbuloi një sasi të dytë materialesh shpërthyese pranë Paris-it të enjten pas një gjetje të ngjashme në një periferi të mërkurën, njoftoi një zyrtar i drejtësisë.
Për më tepër ai tha se tre të dyshuar u morën në pyetje nga hetuesit anti-terrorizëm, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
Goditja e së enjtes u krye në një garazh të marrë me qira nga tre të arrestuar pas sulmit të së mërkurës në një apartament në Villejuif, në skajin jugor të kryeqytetit francez, tha burimi.
Materialet e përdorura për të prodhuar TATP, një eksploziv i përdorur shpesh nga bombarduesit vetëvrasës, u gjetën në banesë, pasi një inxhinier i hidraulikes e kishte ftuar policionë për të raportuar për rastin në fjalë, tha Ministri i Brendshëm Gerard Collomb./Periskopi/












