Policia e konfirmon: Shoqërohet në stacionin policor një i dyshuar serb lidhur me ‘ikjen e qytetarëve’

Ditëve të fundit është raportuar për fluks të qytetarëve kosovarë të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shumë prej tyre janë parë në stacionin e autobusëve të Prishtinës duke pritur që të hipin në një transport që do t’i çonte drejt Serbisë, e pastaj të orientohen drejt vendeve evropiane. Lidhur me këtë, […]
Shumë prej tyre janë parë në stacionin e autobusëve të Prishtinës duke pritur që të hipin në një transport që do t’i çonte drejt Serbisë, e pastaj të orientohen drejt vendeve evropiane.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Periskopin se kanë identifikuar një mashkull serb, i cili dyshohet se ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma parash për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë shtetit serb, për në Evropë.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Periskopin se personi në fjalë është shoqëruar për intervistim në stacionin policor.
‘’Ju konfirmoj se rreth orës 21:00, afër stacionit të autobusëve ne Prishtinë bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshem duke iu kerkuar shuma të ndryshme parash për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb. ‘’, ka thënë Daut Hoxha.
Ai tutje ka deklaruar se policia do t’i ndërmarrë të gjitha hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent lidhur me këtë çështje./Periskopi/












