A po eksperimenton PDK me Ministrinë e Kulturës?

A po eksperimenton PDK me Ministrinë e Kulturës?

Dje pasdite, Partia Demokratike e Kosovës doli me emrat e kandidatëve për ministra të dikastereve përkatëse. Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit u emërua Kujtim Gashi, një emër totalisht i panjohur dhe i papritur për publikun e gjerë. Deri në publikimin e befasishëm të Gashit për ministër të MKRS-së, vazhdimisht është përfolur emërimi i […]

Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit u emërua Kujtim Gashi, një emër totalisht i panjohur dhe i papritur për publikun e gjerë.

Deri në publikimin e befasishëm të Gashit për ministër të MKRS-së, vazhdimisht është përfolur emërimi i mundshëm i Rexhep Hotit, i cili kishte edhe përkrahjen e shumë anëtarëve të Kryesisë së PDK-së për ta drejtuar këtë ministri.

Emri i Hotit befasishëm u largua nga lista e ministrave të PDK-së vetëm pak kohë para se të votohej qeveria Haradinaj.

Hoti në Qeverinë e kaluar kishte shërbyer si zëvendësministër i MKRS-së dhe kishte arritur të identifikoi shumë mirë problemet me të cilat është përpallur kjo ministri që nga paslufta.

Gjatë punës së tij si zëvendësministër, Hoti është angazhuar me kapacitet të plotë në punën e tij në të gjitha fushat që mbulon MKRS dhe është njëri ndër zëvendësministrat e rrallë të qeverisë së kaluar i cili ka kryer punën me plotë përkushtim.

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti si zv/ministër ka zhvilluar takime të shumta edhe me përfaqësues ndërkombëtarë në nivelet me të larta institucionale e shtetërore, takime që kanë prodhuar mbështetje të pa kusht për MKRS-në.

Gjatë kohës sa Hoti ka shërbyer si zv/ministër, janë arritur një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me shumë shtete dhe shumë sosh janë në proces.

Hoti vazhdimisht ka mbështetur përfaqësues të kulturës e sidomos ka punuar fort në projekte rreth diveristetit kulturor, në projekte rreth mbështetjes dhe avancimit të rinisë.

Me angazhimin e të panjohurit Kujtim Gashi në krye të këtij dikasteri janë hapur shumë dilema nëse MKRS do të dështoi, do të stagnoi apo do të korrë suksese. Thjeshtë emërimi i Gashit në krye të MKRS-së është eksperiment i PDK-së në kohën kur kjo parti ka shënuar rënie të votave në zgjedhjet e fundit nacionale dhe humbjen e shumë mandateve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?