Persekutimi ndaj myslimanëve të Mianmarit nuk ka të ndalur, ata gjymtohen nga minat

BBC ka bërë një intervistë me disa nga myslimanët e Rohingyas që ishin të lënduar pas sulmeve të minave tokësore ndërsa ata iknin nga Mianmari. Një djalë 15 vjeç që po trajtohet në Bangladesh humbi të dyja këmbët ndërsa një grua në të njëjtin spital tha se ajo kishte shkelur në një minë tokësore pasi […]
Një djalë 15 vjeç që po trajtohet në Bangladesh humbi të dyja këmbët ndërsa një grua në të njëjtin spital tha se ajo kishte shkelur në një minë tokësore pasi u qëllua me armë nga ushtarët e Mianmarit, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Zona është minuar në vitet 1990, por burimet e Bangladeshit thanë se ushtria e Mianmarit kishte instaluar mina të reja, një pohim jo i miratuar nga zyrtarët e Mianmarit.
Më shumë se 300,000 Rohingya kanë ikur nga një goditje brutale e ushtrisë së Mianmarit.
Të hënën shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së Zeid Raad al-Hussein tha se një operacion “ushtarak mizor” po zhvillohej duke e quajtur atë “një shembull shkollor për spastrimin etnik”.
Çfarë nxiti dhunën e fundit në Rakhine?
Rohingya, pakica pa shtetësi kryesisht myslimane në Rakhinë me shumicë budiste, kanë përjetuar për shumë kohë persekutimin në Mianmar.
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina, do të vizitojë një nga kampet kryesore të refugjatëve të vendit të saj ku janë të vendosur Rohingyat. Ajo tha më parë se Mianmari duhej të zgjidhte një problem të vetvetes.
Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Mianmarit të respektojë sundimin e ligjit dhe t’i japë fund zhvendosjes së civilëve.
Aung San Suu Kyi, udhëheqësja de facto e Mianmarit, po përballet me kritika në rritje për dështimin në mbrojtjen e Rohingyave.
Të dielën grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” akuzoi autoritetet për vendosjen e minave tokësore në vendkalimet kufitare.
Burimet qeveritare të Bangladeshit bënë të njëjtën akuzë duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters” javën e kaluar.
Spitali i vizituar nga BBC ka parë një fluks njerëzish me lëndime që i kanë marrë nga minat tokësore.
Djali 15-vjeçar Azizu Haque, arriti me këmbët e tij të shkatërruara. Vëllai i tij, në një spital tjetër, pësoi të njëjtin fat, thotë nëna e tij.
“Plagët e tyre janë aq të këqija saqë janë të vdekur”, i tha ajo BBC. “Është më mirë që All-llahu [Perëndia] t’i marrë, ata po vuajnë kaq shumë”, shtoi ajo.
Gruaja e plagosur, Sabequr Nahar, thotë se ajo iku nga Mianmari sepse ushtria kishte synuar fshatin e saj kur ajo po kalonte kufirin me tre djemtë e saj dhe ku ajo u ndesh me një minë tokësore.

Bangladeshi tashmë strehon qindra mijëra Rohingya të cilët kanë ikur nga shpërthimet e mëparshme të dhunës në Rakhine.
Kampet ekzistuese të refugjatëve janë plot dhe të sapoardhurit flenë në çfarëdo hapësire që mund të gjejnë, thonë raportet.
Në një letër të hapur të lëshuar nga Iniciativa e grave Nobel, ato thonë se zonja Suu Kyi e cila është de facto udhëheqëse e qeverisë së Mianmarit ka një “përgjegjësi personale dhe morale për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Myanmarit”.
Letra është nënshkruar nga Mairead Maguire, Jody Williams, Shirin Ebadi, Leymah Gbowee dhe Tawakkol Karman, të cilave u ishte ndarë çmimi Nobel për paqe midis viteve 1976 dhe 2011.
“Sa Rohingya duhet të vdesin, sa gra të Rohingyave do të përdhunohen, sa komunitete do të rrafshohen para se të ngritni zërin tuaj në mbrojtje të atyre që nuk kanë zë?”, kishin pyetur ato në këtë letër./Periskopi/












