Persekutimi i myslimanëve Rohingya vazhdon, këto vende hapin kufirin për ata (Foto)

Këto janë vendet që po presin myslimanët Rohingya që kanë ikur vazhdimisht dhe po ikin nga Myanmari. Qindra mijëra Rohingya myslimanë kanë ikur në Bangladeshin fqinjë nga Mianmari që nga tetori i vitit 2016, kur ushtria nisi një goditje pas një sulmi vdekjeprurës në një repart të ushtrisë. OKB-ja tha në një raport se ushtria […]
Qindra mijëra Rohingya myslimanë kanë ikur në Bangladeshin fqinjë nga Mianmari që nga tetori i vitit 2016, kur ushtria nisi një goditje pas një sulmi vdekjeprurës në një repart të ushtrisë.
OKB-ja tha në një raport se ushtria dhe policia e Mianmar-it kishte kryer vrasje masive dhe përdhunime ndaj Rohingya-s në shtetin e veriut Rakhinë në një fushatë që mund të përbëjë krime kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Eksodi i fundit i Rohingya-s, të cilët janë zhveshur nga shtetësia e tyre dhe përballet me diskriminim të hapur, përsëri ka sjellë gjendjen e tyre në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Rreth një milion Rohingya janë larguar nga Mianmari që nga veprimi i parë ushtarak i Mianmarit i vitit 1977.
Shumica kanë marrë strehim në Bangladesh, por vendet e tjera në Azi dhe Lindjen e Mesme kanë hapur dyert e tyre për në një nga komunitetin më të ndjekur në botë./Periskopi/













