Përse Mali i Zi e ka njohur Kosovën? Tregon ish-kryeministri malazez

Përse Mali i Zi e ka njohur Kosovën? Tregon ish-kryeministri malazez

Përse Mali i Zi e ka njohur Kosovën? A është Mali i Zi shtet anti-serb? Çfarë raportesh ka me Vuçiqin? Janë këto disa prej temave për të cilat ka folur ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një bisedë për të përditshmen serbe “Blic”. Duke folur për raportet mes dy vendeve dhe nëse Mali […]

Duke folur për raportet mes dy vendeve dhe nëse Mali i Zi dhe Serbia kanë raporte armiqësore, Gjukanoviq tha:

“Duhet kuptuar të gjithë, edhe në Mal të Zi, edhe në Serbi e edhe në Rusi, se Mali i Zi e ka kokën e vet dhe u shërben interesave të veta. Dhe se në mënyrë të kujdesshme, sikurse gjithmonë në histori, do të jap llogari në interes të miqve të tij”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Megjithatë, “Blic” i thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti të cilin ai e drejtoi për rreth një çerek shekulli, herë si shef qeverie e herë si president, është argument kryesor se shteti i tij është anti-serb.

“E kuptoj. Nuk është e lehtë për asnjë shtet të përballet me humbje të pashmangshme të një pjese të territorit të tij. As mos e mendoni që në Mal të Zi nuk ekziston një vetëdije tërësisht realiste për seriozitetin e problemit. Sidoqoftë, unë jam ende në pikëpamjen se pasojat janë edhe më të rënda nëse nguteni drejt realitetit. Dhe realiteti është se Serbia, shumë kohë para kësaj gjenerate, e ka humbur betejën politike në Kosovë. Në kohën e presidentit [Boris] Tadiq, Serbia vetëm e kishte pranuar faturën përmes së cilës paguhen gabimet e shumë brezave të paraardhësve të tyre politikë. Një kuptim të tillë të realitetit ia kam thënë sinqerisht që nga ditët e para të gjithë bashkëbiseduesve në Beograd: nga presidenti i atëhershëm Tadiq e deri tek presidenti i tashëm Vuçiq”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai thotë se e di që gjithmonë është e mundur të vihet në pikëpyetje vlerësimi bazë i humbjes përfundimtare të Kosovës.

“Në në udhëheqjen e Malit të Zi kështu e shohim realitetin dhe kemi gjykuar se pavarësisht vështirësisë së çështjes, me miqtë në Beograd duhet të jemi të sinqertë. Duke besuar se kështu ndihmohet që të përballemi sa më shpejtë dhe më lehtë me të pashmangshmen e pakëndshme.

Krerët e shtetit serb kanë pasur mirëkuptim dhe kapacitet demokratik që të kuptojnë një qëndrim të tillë, e ndanë në publik apo jo. Mendoj se e kanë ditur që një marrëdhënie e tillë e Malit të Zi nuk ishte aspak e frymëzuar në marrëdhënien anti-serbe, por në dëshirën që politikën tonë ta bazojnë në realitet. Na pëlqeu apo jo. Po ashtu, përmes kësaj ne dëshirojmë që të kontribuojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon dhe në vendosjen e stabilitetit.

Nuk besoj se ndonjë person normal në Serbi sot do t’më kuptonte nëse do të thosha se pas të gjithave, pas politikës së gabuar disavjeçare, e në veçanti pas aventurës tragjike ushtarake të vitit 1999, sërish duhet luftuar për Kosovën”, ka deklaruar ish-kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq.

Duke folur për marrëdhëniet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Gjukanoviq thotë se prej se partia e tij ka rol dominues politik në Serbi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë avancuar.

Ai thotë Serbia, vetëm duke u marrë me veten, me zhvillimin ekonomik, institucional e demokratik, me dialogun me Prishtinën, bashkëpunimin në rajon dhe me integrimet evropiane, do t’i sjell stabilitet Ballkanit Perëndimor, “i cili është interes yni i përbashkët”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?