Përpos kryetarit të Ranillugut, ka humbur jetën edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal (Foto)

Pas informacionit se ka ndërruar jetë kryetari i komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq në qytetin e Nishit, Indeksonline mëson se ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Sasha Alleksiqin, i cili është kryesues i Kuvendit Komunal. Derisa raportohet se dy persona të tjerë janë duke u trajtuar në spital.













