Përplasje në koalicionin qeverisës për shkak të Demarkacionit?

Vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të zi, apo ndryshe demarkacioni, për një kohë të gjatë mbajti në konflikt partitë politike të cilat ndanin qëndrime të ndryshme rreth kësaj marrëveshje. Ishin PDK dhe AAK, dy partitë më të zëshme në diskutimin e kësaj marrëveshje se ku është vërtetë kufiri me Kosovës dhe Malin e Zi. […]
Ishin PDK dhe AAK, dy partitë më të zëshme në diskutimin e kësaj marrëveshje se ku është vërtetë kufiri me Kosovës dhe Malin e Zi.
Përderisa, vija kufitare për PDK-në ishte përcaktuar ku duhet dhe që komisioni qeveritar e kishte vërtetuar këtë, për AAK-në, kufiri ishte Çakorr e Kullë.
Tash kur PDK dhe AAK janë pjesë e një qeverie të përbashkët, cila do të jetë zgjidhja e kësaj marrëveshje, Qakorri i Ramushit apo marrëveshja e Thacit me 2015.
Analisti Ramush Tahiri, vlerëson se zor që PDK të heq dorë nga versioni i tyre. Ai thotë se Kadri Veseli që në fjalimin e parë pas rizgjedhjes kryetar theksoj se demarkacioni është cështje shtetërore dhe nuk është cështje partiake. Mirëpo, Ramush Haradinaj, thekson se kufiri është në Qakorr e kullë.
“Kjo është një temë që duhet me zgjidh bashkë, tema e Demarkacionit ndërmjet republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, dhe kjo duhet të zgjidhet në tre mujorin e parë të qeverisjes. Dallimet janë të kundërta për këtë temë, ku PDK-ja përveç disa deputetëve, ka menduar se demarkacioni është në rregull, madje janë edhe nënshkrues të saj, ndërsa AAK-ja ka fituar një pjesë të votave në Dukagjin dhe pjesët kufitare pikërisht që e ka kundërshtua demarkacionin duke thënë demarkacioni është maje të kullës së Zhlebit, bile ende kanë mbishkrimin me këtë fjali në selinë e tyre Kosova prej kulle deri në Zhleb. Në inaugurim, Kadri Veseli, në fjalimin e ti që u zgjodh kryetar, tha së është çështje shtetëror dhe nuk është cështje partiake, dhe kjo çështje të zgjidhet. Pra, nuk heq dorë, por la të nënkuptojmë se këta kanë fol nëpër fushatë por në pushtet do të na përkrahin dhe do ta mbajmë qëndrimin zyrtar tonin” është shprehur Tahiri.
Ramush Tahiri me tutje tha se është një zgjidhje e kësaj marrëveshje kundërshtuese.
“Krejt çka duhet të behët është që Qeveria të tërheq propozimin , ose me fut në Kuvend e me rrëzua. Këto janë dy forma ligjore çka munden të bëjnë. Mirëpo, zgjidhja e vetmë është që të dërgohet në gjykatën e arbitrazhit që të rrëzohet kjo marrëveshje, mirëpo duhet të kemi argumente që të mbështesim këtë kërkesë, nëse e dërgojmë atje” ka thënë Tahiri për Indeksonline.
Ramush Tahiri në fund ka thënë se Ramush HAradinaj, kryeminstër i Kosovës tani, me herët është deklaruar se puna e parë që do ta bëjë kur të vijë në Qeveri është shkarkimi i komisionit qeveritar për përcaktimin e kufirit dhe të ngarkojë një komision tjetër, por që nuk beson se ky i fundit do ta bëjë.
Ndryshe, dje Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeminstër i Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Kujtojmë që në gusht të vitit 2015 marrëveshjen e kanë nënshkruar, për palën kosovare, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.












