Përplas këmbësorin në vijat e bardha, zhduket me shpejtësi dhe filmohet nga kamerat (Video)

Një këmbësor është përplasur nga një automjet në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Essex në Britani, ndërsa pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë. I plagosur ka mbetur një 22 vjeçar i cili është dërguar në spital. Siç duket dhe nga pamja, i riu ka pritur derisa rruga është liruar […]
Një këmbësor është përplasur nga një automjet në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Essex në Britani, ndërsa pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
I plagosur ka mbetur një 22 vjeçar i cili është dërguar në spital.
Siç duket dhe nga pamja, i riu ka pritur derisa rruga është liruar dhe më pas ka kaluar në vijat e bardha. Por një automjet me shpejtësi ka përplasur atë dhe më pas është larguar.
Kalimtarë të rastit i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.












