Përkrah Qeverinë që ‘pranon’ kushtet e Beogradit, Milaim Zekës i del rend ta akuzojë opozitën

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Milaim Zeka, sot do të jap votën pro Qeverisë Haradinaj, e cila do të votohet vetëm pas konsultimeve të Listës Serbe me Beogradin, transmeton Periskopi. Zeka i cili do të përkrah një Qeveri që ka pranuar kushtet e Listës Serbe, rrjedhimisht të Beogradit, po akuzon deputetët e opozitës të […]
Zeka i cili do të përkrah një Qeveri që ka pranuar kushtet e Listës Serbe, rrjedhimisht të Beogradit, po akuzon deputetët e opozitës të cilët nuk do ta votojnë Qeverinë Haradinaj, se janë bashkë me Rakiqin e Vuçiqin.
Zeka, i cili ndër të tjerash pajtohet me një Qeveri, që nën udhëheqje të serbëve lë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thotë se ata që janë ngritur kundër Haradinajt, janë futur nën strehë të Beogradit.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Lista serbe dhe opozita – bashkohen ne Beograd
Krejte keta çka me krenari po flasin se nuk do ta votojne Ramush Haradinajn, krejte keta qe po shkumojne si Isa Mustafa, se gjoja nuk e votojne Ramushin, jane bashku me Rakiqin e Vuçiqin!
Ata qe jane ngritur me kembe e me duar, kunder Ramushin, dashte e pa dashte, jane fute nen strehen e Beogradit. Veprimet e tyre jane 100 perqinde ne linje te Beogradit. Ketyre ju ka mbete vetem edhe nje marrezi: Me dale deri te stacioni i autobusave, edhe me i nise njerezit per Beograd!
Bane edhe kete marre deri ora 16, qe te pakten kur Rakiqi kthehet nga Beogradi, keta shkojne andej. Nese ka mundesi Isen me disa te VV-se me i hype ne ulese te pare, jo per diçka, po mos helbete po ju ike kush prej autobusit…
Rugova perinati te Beogradit e pat ba Ramushin kryeminister, edhe ne sot me emer te Zotit!












