Arrestohet pedofili i cili kishte abuzuar sekskualisht tre fëmijë

Nëse shpallet fajtor për sodomi, 53-vjeçari Murray Denis Ward ka të ngjarë të përballet me burgim të përjetshëm sipas ligjit indian që mbron fëmijët kundër abuzimit seksual. Policia indiane ka arrestuar një shtetas britanik për abuzim seksual të tre fëmijëve në Nju Delhi, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi. 53-vjeçari Murray Denis Ward thuhet se ka […]
Policia indiane ka arrestuar një shtetas britanik për abuzim seksual të tre fëmijëve në Nju Delhi, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
53-vjeçari Murray Denis Ward thuhet se ka punuar për një kompani shumëkombëshe në Gurugram pranë Nju Delhi-t.
Ai ishte një vizitor i rregullt i Shoqatës Kombëtare për të verbër (NAB), një OJQ ku ai kishte bërë donacione qe tetë-nëntë vitet e fundit.
Ward është nga Gloucestershire të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka një grua dhe tre fëmijë, të cilët jetojnë në Britani të Madhe.
Pas pranimit të një ankese të hënën, policia arrestoi Wardin dhe inspektoi sendet e tij.
Policia tha se ata kishin gjetur përmbajtje të pakëndshmë që përfshinin fëmijë në kompjuterin dhe celularin e tij. Ai është akuzuar për sodomizimin e tre viktimave të shtunën (2 shtator 2017).
Ky rast është regjistruar nën Aktin për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Veprat Seksuale (POCSO), 2012. Sipas këtij akti, sulmi seksual penetrues ndaj fëmijëve tërheq burgim të rreptë për një mandat jo më pak se dhjetë vjet, por që mund të zgjasë deri në burgim të përjetshëm dhe gjithashtu do t’i nënshtrohet një gjobe./Periskopi/
The arrest by DP of a British national on charge of sodomy of young boys proves the need to retain Section 377 IPC. Or Gay Bars will sprout
— Subramanian Swamy (@Swamy39) September 5, 2017












