PDK’ja e do Drenicën vetëm për vota, asnjë post qeveritar për ta

PDK’ja e do Drenicën vetëm për vota, asnjë post qeveritar për ta

Tashmë shumica e partnerëve të koalicionit PAN kanë bërë publik emrat e ministrave dhe personave që do të jenë të angazhuar në kuadër të kabinetit të Qeverisë ‘Haradinaj’, transmeton Periskopi. Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar të gjithë emrat e ministrave, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Enver Hoxhajn si zëvendëskryeministër, Rexhep Hotin – ministër i […]

Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar të gjithë emrat e ministrave, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Enver Hoxhajn si zëvendëskryeministër, Rexhep Hotin – ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Abelard Tahirin – Ministër i Integrimeve dhe Diasporës, Dhurata Hoxhën – Ministre e Drejtësisë, Uran Ismajlin – Ministër i Inovacionit, Agron Mustafën – Ministër i Financave dhe Besim Beqajn – Ministër të Shëndetësisë.

Asnjë nga këta emra të përfolur nuk vijnë nga rajoni i Drenicës, nga i cili koalicioni PAN u votua masivisht, transmeton Periskopi.

Edhe pse PDK e drejtuar nga Kadri Veseli merr shumicën absolute të votave në Drenicë, duket se për të nuk është e mjaftueshme që ta zgjedh të paktën një ministër nga ajo trevë.

Kjo ngrit dyshime që PDK e do Drenicën, vetëm për shkak të votave që arrin të sigurojë nga ai rajon, meqë asnjë post qeveritar nuk është ‘rezervuar’ për ta, shkruan Periskopi.

Në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Drenica përfaqësohej vetëm me Ferat Shalën që është nga Drenasi,  cili në krye të kësaj detyre kishte ardhur shumë vonë, për shkak të dorëheqjes së Ferid Aganit.

Për dallim nga Drenasi, Skenderaj po mbetet në dy mandate rresht pa përfaqësim në nivel të ministrave në Qeveri, pasi që as në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa nuk kishte asnjë ministër. E të njëjtin fat do ta ketë edhe këtë vit,  meqë kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, nuk angazhoi askënd nga kjo komunë në kabinetin e Qeverisë ‘Haradinaj’./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?