PDK sërish me akuza për qeverisjen në komunën e Prishtinës

PDK sërish me akuza për qeverisjen në komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot përmes një konference për media ka demantuar kryetarin Shpend Ahmeti lidhur me përmbushjen e premtimeve të tij. Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se asnjë premtim përmbajtjesor nuk është përmbushur gjatë këtyre katër vjetëve, kështu duke përmendur tri premtime. Për premtimin e Ahmetit për […]

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se asnjë premtim përmbajtjesor nuk është përmbushur gjatë këtyre katër vjetëve, kështu duke përmendur tri premtime.

Për premtimin e Ahmetit për furnizim të pandërprerë me ujë, Cakolli ka thënë se tash ai  ka përfunduar duke u munduar t’i përvetësojë meritat e të tjerëve për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.

“Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti kishin premtuar se brenda 12 muajve do ta bëjnë planin aksional për investimet e nevojshme në secilën lagje për parandalimin e humbjeve të ujit në gjithë rrjetin. Kurse, brenda 24 muajve, kishin premtuar se do t’i përfundonin të gjitha investimet kapitale dhe qytetarët e Prishtinës do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë në të gjitha lagjet që janë pjesë e rrjetit në Prishtinë. Mirëpo, për 24 muaj nuk kishin bërë asgjë dhe qytetarëve të Prishtinës u ishte përkeqësuar furnizimi me ujë edhe më shumë, derisa u ndërtua Fabrika e Përpunimit të Ujit në Shkabaj, për të cilën Shpend Ahmeti nuk ka fije merite, ndonëse me propagandën e tij është munduar t’i përvetësojë meritat e ndërtimit të saj.’’, ka thënë ai.

Gjithashtu, për familjet në asistencë sociale, Cakolli thotë se qeverisja në Prishtinës kishte premtuar edhe lirime për pagesën e ujit deri në 18 mijë litra gjatë muajit, por thotë se as që kanë provuar ta përmbushin këtë premtim.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës ka folur edhe për krijimin e tregut të prodhimeve vendore.

“Tregu i prodhimeve të  vendit “Duaje tënden” është edhe një premtim tjetër i papërmbushur i Kryetarit të Prishtinës, i cili kishte premtuar se do të krijonte një treg pa pagesë për prodhuesit vendorë.’’, ka thënë ai.

Ndërkaq, si premtim tjetër, me të cilin është marrë sot Dega e PDK-së në Prishtinë është edhe ”dështimi” i rregullimit të trafikut në Prishtinë.

Cakolli ka thënë se përgjigjen nëse është përmirësuar trafiku në Prishtinë e dinë çdo qytetar, sepse çdo ditë e përjeton kaosin në trafikun e Prishtinës, i cili vetëm sa është përkeqësuar edhe më shumë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?