PDK në Lipjan e akuzon rëndë LDK-në (Foto)

PDK në Lipjan e akuzon rëndë LDK-në (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan e kanë akuzuar për nepotizëm kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti. Sipas një postimi të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook, PDK në Lipjan bënë të ditur se në Qendrën për Punë Sociale në këtë komunë pasi që ka hapur një konkurs ka pranuar në punë katër persona […]

Sipas një postimi të lëshuar në faqen zyrtare në Facebook, PDK në Lipjan bënë të ditur se në Qendrën për Punë Sociale në këtë komunë pasi që ka hapur një konkurs ka pranuar në punë katër persona që PDK pretendon të jenë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Marigona Ahmeti, Venera Jashanica, Jehona Sahiti dhe Fatbardh Reçica janë personat që janë bërë pjesë e këtij institucioni dhe që të gjithë janë punësuar si praktikant me pagesë.

Sipas PDK-së, dega në Lipjan, Marigona Ahmeti – është familjare e kryetarit të Lipjanit – Imri Ahmeti, Venera Jashaica ka qenë pjesë e kryesisë në Foruimin Rinorë të LDK-së – Lipjan përderisa Fatbardh Thaçi dhe Jehona Sahiti nga AKR, konsiderohet të jenë pjesë e siç kanë shkruar “Pazarave me AKR-në”.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Imri Ahmetin, i cili ka deklaruar se e gjitha kjo është tendencë e PDK-së për t’i humbur gjurmët e së kaluarës së tyre,  ku njerëzit për siç ka thënë ai, kanë marrë paga pa qenë fare në punë.

“Secili, prej kryetarit, gjithë drejtorëve e kanë pas në punë ose gruan, ose vëllain, ose djalin të punësuar në administratë dhe i kanë edhe sot atje” – ka thënë Ahmeti.

LDK në Lipjan pas postimit të PDK-së, ka reaguar menjëherë duke shkruar se konkursi për të cilin po flitet nuk është nën kompetencën e Komunës dhe kryetarit të Komunës.

“Konkursi për të cilin po flitet nuk është nën kompetencën e Komunës dhe kryetarit të Komunës dhe e dyta edhe po të ishte, në çdo konkurs çdo qytetarë ka të drejtë të aplikojë dhe të jetë i zgjedhur varësisht nga kriteret ligjore të cilat duhet përmbushur e që në kohën e qeverisjes tuaj nuk janë përmbushur fare.” – i është drejtuar LDK, PDK-së.

Në anën tjetër PDK në Lipjan ka konsideruar se ‘duke i parë të gjitha këto marrëzi të pushtetit të dështuar të ndërtuara mbi bazën e nepotizmit dhe klientelizmit, qytetarët lipjanas, me padurim po e presin fundin e kësaj qeverisje, në zgjedhjet e 22 tetorit.’

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?