PDK kandidon në Han të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota

PDK kandidon në Han të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota

PDK-ja e ka kandidat për kryetar të Hanit të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota. Florim Shkreta, kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit ka një dënim për mashtrim me vota. Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktgjykimit të datës 11 mars 2014, për shkak të veprës penale mashtrimi në votime kishte shpallur […]

Florim Shkreta, kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit ka një dënim për mashtrim me vota.

Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktgjykimit të datës 11 mars 2014, për shkak të veprës penale mashtrimi në votime kishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj Florim Shkreta.

Shkreta kur foli për KALLXO.com e pranoi se e ka vuajtur dënimin, duke e cilësuar të montuar aktakuzën ndaj tij.

“Po e kam mbajt dënimin. Më kanë akuzuar, e gjitha ka qenë montim. Kam qenë kryesues i klasës, por po dënimin e kam mbajtur”, tha Shkreta.

Shkreta ishte dënuar për mashtrim në votime në zgjedhjet e vitit 2010, kur sipas aktakuzës, ai në një qendër votimi të fshatit Seqishtë të Hanit të Elezit kishte zvogëluar votat e tash Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës Fatmir Limajt që atëherë ishte pjesë e PDK-së, ndërsa kishte shtuar voat e Azem Sylës dhe Hajredin Kuçit.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Shkreta ka të drejtë të kandidojë për kryetar, pasi është dënuar para më shumë se tre vjetësh.

Neni 29, pika 1q e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme përjashton kandidatët që janë dënuar në tre vjetët e fundit para zgjedhjeve për të cilat konkurrojnë.

“Cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e Votuesve është i aftë për certifikim si kandidat përveç nëse ai apo ajo është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vjetët e fundit”, thuhet në këtë pikë dhe nen të ligjit.

Zbatimin e kësaj pike dhe këtij neni të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme e kërkuan shtetet e Quint-it para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Pas kësaj kërkese, katër ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve largoi nga lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale 86 individë që kishin dënime të formës së prerë në tre vjetët e fundit nga gjykatat e Kosovës./Kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?