PDK ende s’i ka caktuar ministrat – çfarë po planifikojnë?

Pak më parë PDK ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, në të cilën pritej të vendoseshin emrat e ministrave të ardhshëm, shkruan Periskopi. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se PDK ende nuk i ka caktuar emrat që do të jenë ministra në kuadër të Qeverisë Haradinaj. “Jo ende nuk i […]
Pak më parë PDK ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, në të cilën pritej të vendoseshin emrat e ministrave të ardhshëm, shkruan Periskopi.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se PDK ende nuk i ka caktuar emrat që do të jenë ministra në kuadër të Qeverisë Haradinaj.
“Jo ende nuk i kemi vendos emrat. Po besoj që gjatë pasdites emrat do të jenë publike dhe zyrtarisht. Kandidatura ka mjaft por lista përfundimtare do të jetë gati shumë shpejtë”, ka thënë Haliti,
Për mos-vendimin e PDK’së e Nismës për caktimin e ministrave ka reaguar anëtari i Kryesisë të AAK’së, Muharrem Nitaj, i cili ka shkruar se nuk është e ndershme nëse AAK’së do t’i merret një deputet në tavolinë.
“Veç AAK i ka caktuar minsitrat dy dite para seances! Partneret tjere, ende jane duke kalkuluar.Nuk e di se cka do te ndodhe deri ne fund, por nuk eshte e ndershme nese AAK-se do t’i merret nje deputet ne tavoline!MN”, ka shkruar Nitaj./Periskopi












