PDK e bëri ministër, por ky institucion i rëndësishëm mbeti pa udhëheqës

PDK e bëri ministër, por ky institucion i rëndësishëm mbeti pa udhëheqës

  Bedri Hamza pas zgjedhjes ministër i Financave nuk mund të jetë guvernator i Bankës Qendrore. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur sot ministër i Financave. Përkundër që në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim, zgjedhja si ministër i financave ia pamundëson atij të ushtrojë edhe detyrën […]

Bedri Hamza pas zgjedhjes ministër i Financave nuk mund të jetë guvernator i Bankës Qendrore.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur sot ministër i Financave.

Përkundër që në ueb-faqen e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka asnjë njoftim, zgjedhja si ministër i financave ia pamundëson atij të ushtrojë edhe detyrën e Guvernatorit të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e BQK-së, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërkohë, në ueb-faqen e BQK-së lajmi i fundit është për takimin e Hamzës në cilësinë e guvernatorit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor zonjën Linda VanGelder.

Neni 40, pika 3 e Ligjit për BQK-nëp ndalon që kuvendarët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të jenë në pozitën e guvernatorit.

“Asnjë person nuk do të shërbejë në organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore përderisa është anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i Qeverisë, zyrtar i një ministrie të Qeverisë, ose i ndonjë entiteti publik tjetër…”, thuhet në nenin 40, pikën 2 të Ligjit për BQK-në.

Për Hamzën ardhja në krye të Ministrisë së Financave nuk është gjë e re, pasi ai nga pozita e ministrit të Financave ishte zgjedhur Guvernator i Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?