Pas dasmës, mamaja e Marinës ka një urim prekës për të bijën dhe Getin

Pas dasmës, mamaja e Marinës ka një urim prekës për të bijën dhe Getin

Të gjitha Vjollcat me radhë e ndanë edhe në rrjetet sociale urimin për nusen e tyre Marinë që kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Getin. Që nga Luana e motrat e tjera, por edhe mbesat, tashmë edhe ato të njohura për publikun, Vjollcat ishin një buqetë e pandarë në dasmën e Marinës, ashtu si […]

Të gjitha Vjollcat me radhë e ndanë edhe në rrjetet sociale urimin për nusen e tyre Marinë që kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Getin. Që nga Luana e motrat e tjera, por edhe mbesat, tashmë edhe ato të njohura për publikun, Vjollcat ishin një buqetë e pandarë në dasmën e Marinës, ashtu si edhe pas saj me fotot që na servirën në profilet e tyre.

Por shefja, siç e quajnë ato të gjitha, mbetet shefe. Maria Vjollca, mamaja e Marinës dhe Luanës, pasi ka postuar disa foto nga ceremonia e dasmës në Facebook dhe Instagram, i ka uruar me një mesazh të ndjerë Marinën dhe Getin.

Siç urojnë nënat në një ditë si kjo, me fjalë zemre, në një foto me çiftin e sapomartuar, Maria shkruan: “Vlerat shpirtërore marrin kuptimin në këtë moment kulminant kurorëzimi! U trashëgofshi yjet e mi! Faleminderit, ndihem e mallëngjyer, e lumtur, sa dhe dashuria juaj!”

Më shumë se e gjithë familja, emocionin e ditës së madhe të Marinës e ka ndier e ëma, e cila, gjatë gjithë dasmës, teksa shikonte të bijën me fustan të bardhë, sytë i shkëlqenin nga lumturia… dhe nga lotët.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya