Partitë përplasen për nënkryetarët e Kuvendit të Maqedonisë

Partitë përplasen për nënkryetarët e Kuvendit të Maqedonisë

  Kuvendi i Maqedonisë për sa muaj tashmë vazhdon të funksionojë pa nënkryetarë. Derisa shumica parlamentare pretendon se Kuvendit duhet të ketë pesë nënkryetarë, aq sa ka propozuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferit, opozita është e ndarë. VMRO-DPMNE-ja mbështet vetëm opsionin siç e quajnë ata tradicional, që Kuvendit të ketë tre nënkryetar. Partia më e madhe […]

 

Kuvendi i Maqedonisë për sa muaj tashmë vazhdon të funksionojë pa nënkryetarë. Derisa shumica parlamentare pretendon se Kuvendit duhet të ketë pesë nënkryetarë, aq sa ka propozuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferit, opozita është e ndarë.

VMRO-DPMNE-ja mbështet vetëm opsionin siç e quajnë ata tradicional, që Kuvendit të ketë tre nënkryetar. Partia më e madhe opozitare akuzon shumicën se me pozita në Kuvend, po plotëson nevojat politike dhe partiake.

“Fillimisht vlerësojmë se duhet ndjekur tradita e Kuvendit që nga viti 1991 e deri më tani, pra Kuvendi të ketë tre nënkryetar, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton efikasitet, funksionim ekonomik dhe përfaqësim adekuat të të gjitha partive politike qoftë të shumicës apo opozitës. Propozimi për pesë nënkryetar është interes politik me të cilin pajtohen LSDM, Besa, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Ne vlerësojmë se një marrëveshje e tillë politike, do të jetë harxhim shtesë për Kuvendin dhe nuk do ta bëj Kuvendit aspak më efikas”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lëvizja Besa mbështet propozimin e Kryetarit që Kuvendit për pesë nënkryetar me qëllim që edhe këtij subjekti politik ti takojë një post nënkryetari. Megjithatë nga kjo parti akoma nuk kanë caktuar se cili nga deputetët e tyre mund të zë pozitën e nënkryetarit në rast se miratohet propozimi i shumicës.

“Ne si Lëvizje Besa dhe si grupi i dytë më i madh opozitar në Kuvend, kërkuam që një vend i nënkryetarëve të na takon neve. E konsiderojmë si kërkesë legjitime pasi që bëhet fjalë për Kuvendin ku të përfaqësuar janë të gjitha grupet parlamentare dhe si parti e dytë më e madhe shqiptare në Kuvend, kemi vlerësuar se duhet të kemi një vend të nënkryetarit”, deklaroi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Sipas rregullores së Kuvendit, numrin e nënkryetarëve e përcakton kryetari, ndërsa zgjedhjen e tyre e vendos Kuvendi me shumicë votash. Një nënkryetar zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. I njëjti posedon kabinet, këshilltar dhe sekretar.

Përveç pesë nënkryetarëve, shumica pretendon që Kuvendi duhet të ketë edhe pesë sekretar të përgjithshëm.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?