Paralajmërohet takimi Prishtinë-Beograd-Tiranë

Gazeta “Danas” shkruan se mund të zhvillohet një takim ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë. Duke u thirrur në burime diplomatike gazeta shkruan se takimi mund të ndodhë shumë shpejtë, por pa pasur një datë të caktuar. “Ky takim trelateral tashmë është paralajmëruar, e kur të kihen parasysh projektet e iniciuara […]
Duke u thirrur në burime diplomatike gazeta shkruan se takimi mund të ndodhë shumë shpejtë, por pa pasur një datë të caktuar.
“Ky takim trelateral tashmë është paralajmëruar, e kur të kihen parasysh projektet e iniciuara të procesit të Berlinit, ka indikacione se një takim i tillë mund të zhvillohet në Nish”, shkruan “Danas”.
“Beogradi, Tirana dhe Prishtinë do të kenë levërdi nga projektet e përbashkëta, sikur që është ndërtimi i autostradave”.
“Danas” shkruan se Qeveria e Serbisë ende nuk ka një qëndrim se si do të sillet kryeministrja Ana Brnabiç, gjatë takimeve rajonale ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.












