Paralajmërim i frikshëm i analistit se çfarë mund të ndodh nëse vazhdon ikja masive e qytetarëve

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Burim Ramadani thotë se interesimi i ri i qytetarëve për të ikur nga vendi është një paralajmërim i hapur për institucionet dhe Qeverinë e re. Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e tyre. “Ajo që po shohim gjatë […]
Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e tyre.
“Ajo që po shohim gjatë këtyre mbrëmjeve të fundit rreth interesimit për të ikur nga Kosova, është një paralajmërim i hapur për institucionet e reja dhe veçanërisht Qeverinë e re. Pakënaqësia e qytetarëve duhet të largohet përmes qeverisjes efektive dhe vendimeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve, në mënyrë që të kthehet shpresa se Kosova do të triumfojë përballë të këqijave të grumbulluara tash e sa kohë”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Më tutje ai i porositë ata të luftojnë rrjetet kriminale, në të kundërtën eksodi do të përfshijë të gjithë.
“Po ashtu, rrjetet kriminale duhet të goditen fuqishëm. Nëse vazhdon si deri më sot, fatkeqësia do të përfshijë të gjithë”, ka shtuar më tej ai.












