Koalicioni PAN takohet para seancës

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës në ora 14:00, ndërsa, vetëm gjysmë ore më vonë pritet të mblidhet grupi parlamentar PAN. Deputetët e PAN-it do të takohen në ndërtesën e Kuvendit ku do të dakordohen për seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet qeveria e re. I mandatuar për […]
Deputetët e PAN-it do të takohen në ndërtesën e Kuvendit ku do të dakordohen për seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet qeveria e re.
I mandatuar për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme të Kosovës është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.












