Pacollët idhnohen fort me Korab Sejdiun

Pacollët idhnohen fort me Korab Sejdiun

Largimi i Korab Sejdiut pak orë para seancës ku do të votohet kryeparlamentari, e ka lënë AKR’në me një deputet më pak. Kështu, ata sot do t’i kenë vetëm 3 numra, shkruan gazetametro.net. E në AKR, largimin e Sejdiut e komentojnë shkurt. Madje, sekretari organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka lënë të nënkuptuar se […]

Largimi i Korab Sejdiut pak orë para seancës ku do të votohet kryeparlamentari, e ka lënë AKR’në me një deputet më pak. Kështu, ata sot do t’i kenë vetëm 3 numra, shkruan gazetametro.net.

E në AKR, largimin e Sejdiut e komentojnë shkurt. Madje, sekretari organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka lënë të nënkuptuar se Korab Sejdiu ishte i padevotshëm për AKR’në.

“Partinë e dëmton nëse shkon një deputet apo anëtar i devotshëm, e jo dikush që ka ardhur vetëm të bëhet deputet”, ka thënë ai për Metron.

Ndërkaq, Pacolli ka thënë se partia e tyre është e hapur dhe kush të dojë mund të rrijë e po ashtu edhe të shkojë.

“Është e lirë partia, kush don vjen kush don shkon. Ne s’kemi nevojë me komentu, po është i lirë le të shkon”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, duke se lajmet për largim nga partia, edhe pse ka pak deputet, në AKR nuk bëjnë shumë përshtypje. Të paktën ashtu u shpreh sekretari i kësaj partie, pasi edhe pse është përgjegjësi për mbarëvajtjen e brendshme të partisë, thotë se për largimin e Sejdiut nuk ka dëgjuar akoma asgjë.

“Unë s’e pasna pa hala, por kush s’don me nejt ne nuk e mbajmë me zor”, ka thënë tutje Pacolli.

Ndryshe, në orët e para të kësaj dite deputeti Korab Sejdiu njoftoi se jep dorëheqje nga AKR’ja pas koalicionit me PAN’in.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?