Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e re që të bëjë më shumë për ekonominë

Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e re që të bëjë më shumë për ekonominë

  Rritja ekonomike e drejtuar nga sektori privat dhe dialogu më i madh ndërmjet sektorit publik dhe privat janë dy elemente të cilat mbesin në fokus të përpjekjeve avokuese të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Kështu thuhet në reagimin e OEAK pas krijimit të Qeverisë së re, që përmban kërkesën për dinamizëm më të shtuar […]

 

Rritja ekonomike e drejtuar nga sektori privat dhe dialogu më i madh ndërmjet sektorit publik dhe privat janë dy elemente të cilat mbesin në fokus të përpjekjeve avokuese të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kështu thuhet në reagimin e OEAK pas krijimit të Qeverisë së re, që përmban kërkesën për dinamizëm më të shtuar në punë dhe prioritetet e përmbledhura që duhet të jenë në fokus të punës së Qeverisë së re.

“Duke konsideruar rëndësinë e vazhdimit të reformave në mjedisin e të bërit biznes dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit privat, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkon nga Qeveria e re të demonstrojë dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara. Funksionalizimi i ekonomisë së tregut, përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i ekonomisë joformale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale të cilat do të ishin stimuluese për investimet e jashtme dhe të brendshme, fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë, nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë së re, duhet të jenë në mesin e prioriteteve kyçe të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga OEAK.

Më tej thuhet se, pas kësaj kërkesë, vonesat e mëtejme në realizimin e objektivave të sipërcekura do të pengonin synimet e Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?