Nxënësit në Batllavë në protesta, nuk mbajnë mësim për shkak të…

Nxënësit e shkollës fillore “Luigj Gurakiqi” bashkë me prindër kanë protestuar sot në fshatin Batllavë të komunës së Podujevës për shkak të kushteve të rënda në shkollën e demoluar. Objekti i ri i kësaj shkolle ndërtimi i së cilës ka filluar tre vjet më parë ende nuk është i gatshëm për mësim, ndërkohë që objekti […]
Nxënësit e shkollës fillore “Luigj Gurakiqi” bashkë me prindër kanë protestuar sot në fshatin Batllavë të komunës së Podujevës për shkak të kushteve të rënda në shkollën e demoluar.
Objekti i ri i kësaj shkolle ndërtimi i së cilës ka filluar tre vjet më parë ende nuk është i gatshëm për mësim, ndërkohë që objekti i vjetër i shkollës është i demoluar dhe në të nuk ka kushte për mësim, njofton Klan Kosova.
Kjo është dita e tretë që nga fillimi i vitit të ri shkollor më 4 shtator ku të gjithë nxënësit e kësaj shkolle janë duke protestuar.Ata paralajmërojnë se do ta vazhdojnë protestën deri në zgjidhjen e këtij problemi.Përgjegjës për projektin e ndërtimit të objektit shkollor në këtë lokacion është Ministria e Arsimit.













