Nuk do ta besoni se ku ka jetuar Vladimir Putin dhe çfarë makine ka vozitur në vitin 1991(FOTO)

Në qershor të 1991, Presidenti i ardhshëm rus Vladimir Putin shkoi të punojë për kryebashkiakun e Leningradit: ishte Shef i Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme i administratës të Anatoly Sobchak. Pas disa muajsh dha një prej intervistave të para (ndoshta të parën absolute) të jetës së tij, gazetares të gazetës lokale “Čas Pik”, Natalja Nikiforova. Në […]
Në qershor të 1991, Presidenti i ardhshëm rus Vladimir Putin shkoi të punojë për kryebashkiakun e Leningradit: ishte Shef i Komitetit për Marrëdhëniet e Jashtme i administratës të Anatoly Sobchak. Pas disa muajsh dha një prej intervistave të para (ndoshta të parën absolute) të jetës së tij, gazetares të gazetës lokale “Čas Pik”, Natalja Nikiforova. Në të Putini tregoi se si kishte përfunduar në KGB, si ishte larguar prej saj dhe pse nuk kishte për të cilën të pendohej.
Ai gjithashtu foli edhe për jetën private.
Vladimir Putin në këtë intervistë tregoi se jetonte në një banesë 54 metra katrorë së bashku me gruan fëmijët dhe prindërit e tij, transmeton Periskopi.
“Posedoj gjërat bazike. Kam një makinë, por fatkeqësisht nuk është edhe aq e mirë, një “Volga” del 72. Jetoj në një apartament 54 metra katror me time shoqe, fëmijët dhe prindërit e mi. Në një fond të vjetër banesor”, kishte thënë Putin në intervistën e tij të parë./Periskopi/















