Nobelisti për ekonomi jep një parashikim të zymtë për Bitcoin (Video)

Kur bëhet fjalë për flluska, ekonomisti i Yale-s Robert Shiller, njëherit dhe fitues i çmimit Nobel është i vetëdijshëm se për çfarë është fjala. Shiller një ekonomist i njohur i cili e kishte parashikuar fllusken e vitit 2003 para se të shpërthente ajo. Ai është gjithashtu autori i librit më të shitur në lidhje me […]
Shiller një ekonomist i njohur i cili e kishte parashikuar fllusken e vitit 2003 para se të shpërthente ajo.
Ai është gjithashtu autori i librit më të shitur në lidhje me këtë temë, “Tepria Iracionale”.
Pra, mbase duhet t’i kushtojmë vëmendje fjalës së tij kur ai thotë se Bitcoin është i përshtatshëm me atë që njihet si modeli i flluskës.
Në një intervistë me “Quartz”, Shiller kërkoj që të emërojë shembullin më të mirë të paraqitur në librin e tij “teprica e paarsyeshme” si një flluskë spelulative duke ia atribuuar këtë bitcoinit.
Ai nuk hezitoi në përgjigjen e tij.
“Shembulli më i mirë për momentin është bitcoin”, tha ai.
“Dhe unë mendoj se kjo ka të bëjë më shumë me cilësitë që njerëzit i motivon më shumë atë të tregimit të bitcoin dhe, unë e kam parë atë te studentët e mi në Yale. Ju filloni të flisni për bitcoin dhe ata janë të ngazëllyer dhe unë mendoj, çfarë është kaq emocionuese? Ju keni për të menduar rreth njerëzve humanë. Çka do të thotë storia e bitcoin?”, shtoi ai.
Bitcoin është rritur 718% vetëm vitin e kaluar dhe të premten ka arritur deri në 5,000 dollarë, sipas Coindesk. Nëse keni blerë 100 $ vlerë të bitcoin një vit më parë, ajo do të jetë mbi 800 $ sot.
Shiller thotë se kjo flluskë është ushqyer pjesërisht nga narrativa që rrethon krijimin e saj të pazakontë, si dhe krijimi i një atmosfere anksioze në shoqëri.
“Fillon me Satoshi Nakamoto – e mbani mend atë? Figurën misterioze që mund ose nuk mund të jetë i vërtetë, i cili nuk është gjetur kurrë”, tha Shiller.
“Kjo ia krijon një cilësi të mirë misterit ku më pas këtë ide të zgjuar si përkthimi i të dhënavë në një kod ose një mekanizëm digjital ku transaksionet e konvertuara në bitcoin i regjistron në libra publikë, dhe në njëfarë mënyre kjo ide është aq e fuqishme sa që qeveritë nuk mund ta ndalojnë atë. Ju nuk mund ta rregulloni atë. Është një lloj shpërthimi i zemërimit i kësaj kohe”, tha ndër të tjera ai.
Shiller tha se në edicionin e tretë të “shumicës të paarsyeshme”, ai argumenton “se ka një zemërim themelor të thellë në këtë kohë të digjitalizimit, që njerëzit pyesin veten se çfarë është vendi i tyre në këtë botë të re. Çfarë do të ndodhë pas 10, 20 ose 30 viteve, si dhe a do të kem një punë? A do të kem ndonjë gjë?”
Duke u dhënë njerëzve një pasuri të prekshme, çmimet e të cilave duket se vetëm shkojnë lart, bitcoin ka shërbyer si një mjet për të shëruar këtë ankth, shpjegoi Shiller.
Bitcoin “jep një ndjenjë të fuqizimit” në një atmosferë të tillë, tha Shiller.
Ai i lejon njerëzit të ndihen si: “Unë e kuptoj se çfarë po ndodh, mund të spekuloj dhe mund të jem i pasur në kuptimin e kësaj ndodhie!”. Problemi, sigurisht, është se flluska spekulative në përgjithësi plas por askush nuk e di saktësisht se kur ajo shpërthen./Periskopi/












