Një person i therrë me thikë 3 persona në një kishë të Britanisë së Madhe (Foto)

Të paktën tre të pranishëm në një kishë të Birmingamit janë therrur pasi një njeri kishte tentuar t’i vriste ata, raportojnë mediat lokale duke shtuar se i dyshuari është arrestuar. Incidenti ndodhi në Kishën Apostolike të Jeruzalemit të Ri në orën 10:50, sipas policisë. Është e paqartë nëse goditja ka ndodhur brenda kishës ose […]
Incidenti ndodhi në Kishën Apostolike të Jeruzalemit të Ri në orën 10:50, sipas policisë. Është e paqartë nëse goditja ka ndodhur brenda kishës ose në oborrin e saj, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
46-vjeçari është arrestuar me dyshime për vrasje në tentativë.
https://www.facebook.com/newjuk/posts/1589354574441815
Një nga viktimat një 33 vjeçar, është dërguar në spital në një gjendje të qëndrueshme.
“Hetimet sygjerojnë se shkelësi dhe viktima e njihnin njëri tjetrin dhe se ky ishte një sulm i shënjestruar”, tha një zëdhënës.
Kisha nxori një deklaratë ku përshkruhej se si tre pjesëtarë të kongregacionit u plagosën gjatë sulmit me thikë.
Ministri Kevin Hutchinson i tha “The Birmingham Mail” se si njeriu që ndërpreu shërbimin e së dielës kishte një “thikë të madhe kuzhine” para se ai të sulmonte të paktën tre persona./Periskopi/













