Një mesazh tronditës për botën nga një myslimane Rohingya e Mianmarit

Një mesazh tronditës për botën nga një myslimane Rohingya e Mianmarit

Begum Jaan 65 vjeç, vjen nga shteti Rakhine të Mianmarit e cila iku javën e fundit. Jeta ime ka qenë një luftë e gjatë. Burri im vdiq 25 vjet më parë, dhe që atëherë unë kam qenë duke lypur në rrugët e fshatit tim për të mbijetuar. Të dy bijat e mia janë të martuara, […]

Jeta ime ka qenë një luftë e gjatë. Burri im vdiq 25 vjet më parë, dhe që atëherë unë kam qenë duke lypur në rrugët e fshatit tim për të mbijetuar. Të dy bijat e mia janë të martuara, prandaj nuk kisha asnjë që të më mbështeste, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Një natë u zgjova nën krismën e armëve dhe shpërthimeve, ishin kaq të zhurmshëm sa nuk mund ta përballoja. Unë nuk kam qenë në gjendje të fle pasi që unë ende i dëgjoj ato zhurma në kokën time.

Të gjithë po iknin, kështu që mora vendimin të iki me ta. M’u deshën dy ditë për të arritur në Bangladesh, kam pasur një udhëtim të vështirë pasi nuk mund të eci pa një shkop. Gjatë ecjes nuk më ka shoqëruar askush edhe pse ka pasur shumë njerëz që shkonin në Bangladesh. Unë kisha dëgjuar se ushtria e Mianmarit kishte anije që patrullonin lumin, prandaj isha shumë e frikësuar kur kalova me anije.

Edhe pse jam tani në Bangladesh, ende jam e frikësuar se do të vijë ushtria e Mianmarit. Por unë jam më e lumtur tani, pasi nuk mund të dëgjoj zhurmat e armëve dhe shpërthimet e bombave.

Ndjejë sikur bota e jashtme është duke na mbështetur shumë dhe kjo më bën të ndihem mirë. Dua që të gjithë të dëgjojnë historinë tonë, dua që e gjithë bota të dëgjojë dhimbjet tona. Ne nuk kemi të ardhme; jeta jonë është e pashpresë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?