Nisin hetimet për vrasjen në Prishtinë, ky është 17-vjeçari i vrarë

Në orën 11:00 të ditës së sotme është gjetur i vdekur një 16 vjeçar me inicialet A.Z, në rrugën “Gjon Seriqi” në Prishtinë. Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe ekipa mjekësore e ndihmës së shpejtë e cila kishte dalë ne vendin e ngjarjes së bashku me njësitë policore. Kështu ka bërë të ditur për […]
Kështu ka bërë të ditur për portalin “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pas ekzaminimeve fillestare lidhur me rastin e sipër shënuar, njesitët policore kanë konstatuar se bëhet fjalë për vrasje. Viktima e këtij rasti është A.Z mashkull 16 vjeç, trupi i pajetë i të cilit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Ahmeti.
Zëdhënësja e PK-së, Ahmeti tha se në këtë kohë policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e këtij rasti, i cili sipas saj u cilësua vrasje e rëndë nga ana e Prokurorit të Shtetit.
“Aktualisht njesitët policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rëndë”, ka deklaruar ajo.












