Niset autobusi i tretë, qindra qytetarë lanë Kosovën vetëm sonte (Foto)

Është nisur edhe autobusi tretë nga stacioni në Prishtinë drejt Serbisë, me qytetarë që ia mësyinë Evropës përmes Serbisë e Hungarisë. Qyetarë të dëshpëruar me realitetin në Kosovën thonë se nuk mund të durojnë më gjendjen ekonomike në vend. Në mesin e qindra personave që po lënë Kosovën, vetëm sonte, ka të rinjë e të […]
Është nisur edhe autobusi tretë nga stacioni në Prishtinë drejt Serbisë, me qytetarë që ia mësyinë Evropës përmes Serbisë e Hungarisë.
Qyetarë të dëshpëruar me realitetin në Kosovën thonë se nuk mund të durojnë më gjendjen ekonomike në vend.
Në mesin e qindra personave që po lënë Kosovën, vetëm sonte, ka të rinjë e të vjetër, burra e gra, të cilët shpresojnë për një shtet që u ofron jetë stabile. /Periskopi/



















