Nis tmerri: Uragani Irma merr gjithçka me vete (Video)

Irma, uragani më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në rajonin e Oqeanit Atlantik, arriti deri te ishujt verilindorë të Karaibeve, kaloi nëpër Barbuda duke shkaktuar ndërprerje të lidhjeve telefonike, ndërsa po parashikohet se gjatë fundjavës do ta godasë shtetin federal amerikan Florida. Uragani solli në ishullin fqinj Antigua shira dhe erëra të forta, derisa njerëzit […]

Uragani solli në ishullin fqinj Antigua shira dhe erëra të forta, derisa njerëzit janë mbledhur nëpër shtëpi dhe nëpër strehimore qeveritare.

Zyrtarët me kumtesë i kanë paralajmëruar banorët që të largohen nga “shkatërrimi” të cilin po e sjellë Irma, lajmëron AP dhe transmeton gazetametro.net.

Më herët Qendra Kombëtare për Uragane (NHC) ka publikuar se uragani Irma është gjithnjë e më afër ishujve Livord në Detin e Karaibeve, ndërsa gjatë ditës së sotme kjo stuhi e kategorisë 5 duhet të kalojnë nëpër ishuj tjerë të Karaibeve.

Pretendohet se ky uragan katastrofik sjellë erërat me shpejtësi maksimale prej 295 kilometra në orë, transmeton Reuters.

“New York Times” pretendon se Irma mund të shkaktojë shkatërrim të madh në Porto Riko, territor amerikan në Karaibe në të cilin jetojnë 3.4 milionë njerëz, në ishujt e afërt Hispaniola, të cilat i ndajnë Republika Dominikane dhe Haiti, Antigua, Sent Kits, dhe Nevis, si dhe në Ishujt Virgjionale amerikane, ndërsa edhe Kuba është e rrezikuar.

NHC ka publikuar se gjithashtu në Gjirin e Meksikës gjatë ditëve të ardhshme do të krijohet uragani i ri rreth 155 kilometra në lindje të Tampikos në Meksikë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?