Nis seanca e Kuvendit, pritet të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër. Tashmë të gjithë deputetët kanë arritur në sallë, përveç Teuta Rugovës nga LDK dhe atyre të Listës Serbe. Pak minuta para nisjes së seancës, deputeti i Nismas, Zafir Berisha befasoi me deklaratën e tij, duke thënë se nuk […]
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër.
Tashmë të gjithë deputetët kanë arritur në sallë, përveç Teuta Rugovës nga LDK dhe atyre të Listës Serbe.
Pak minuta para nisjes së seancës, deputeti i Nismas, Zafir Berisha befasoi me deklaratën e tij, duke thënë se nuk do ta votojë Qeverinë Haradinaj, shkruan Periskopi.
Pritet që votimi të ndodhë tek pas një debatu që do të zhvillohet, ku secili deputet do ta ketë mundësi që të shprehet lidhur me këtë çështje/Periskopi/












