Nexhmije Pagarusha i tregon të gjitha (Foto)

Nexhmije Pagarusha i tregon të gjitha (Foto)

Ajo i ka treguar të gjitha në intervistat e vazhdueshme të saj, madje edhe fotografi nga koha kur ishte e re. Në intervistat e shumta kemi marrë vesh shumë gjëra për të, kurse nga fotografitë kemi kuptuar se sa e bukur ishte ajo në rininë e saj. Lexoni më poshtë më shumë mbi yllin e […]

Në intervistat e shumta kemi marrë vesh shumë gjëra për të, kurse nga fotografitë kemi kuptuar se sa e bukur ishte ajo në rininë e saj.

Lexoni më poshtë më shumë mbi yllin e pashuar të muzikës shqipe:

Nexhmije Pagarusha, legjenda e gjallë e këngës shqiptare, u lind më 7 maj të vitit 1933 në Pagarushë. Babai i Nexhmijes Veseli, mësues, siç thotë Nexhmija, është më meritori që nuk e la këtë yll të shuhet, po na e dhuroi të gjithëve deri në shkallë krenarie.

Dikush e quajti Bilbili i Kosovës, dikush Mbretëresha e Këngës Shqipe, dikush tjetër Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristaltë, e të tjera, e të tjera.

Të gjitha këto epitete janë bërë sinonim për emrin e Nexhmije Pagarushës dhe mbase të gjithë kanë të drejtë sepse të gjithë gjejnë diçka të veçantë në zërin e saj magjik. Nuk pretendojmë t’i themi të gjitha në një intervistë, me hapësirë të kufizuar, kur bëhet fjalë për një kolos siç është Nexhmija. Rëndësia dhe vlera e veprës së Nexhmijes është çmuar e vlerësuar nga kompetentët dhe njohësit e artit dhe kjo siç e dimë është bërë në superlativ.

Nexhmija dhe kënga ishin një, këtu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as që ka mbajtur ndonjë evidencë për koncertet as për këngët e kënduara.

Opusi i këngëve të Nexhmijes ishte shumë i gjerë dhe ajo ka shkëlqyer në të gjitha zhanret. Shumë artdashës edhe sot e kujtojnë një koncert të Nexhmijes me ariet operistike të Bethovenit, të Puçinit, Verdit …të përkthyera shqip. Është për të ardhur keq që ky koncert nuk është regjistruar. Majat më të larta Nexhmija i arriti me “Bareshën”, kështu mendojmë ne, ndërsa ajo mendon ndryshe.

Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. ”Dasma e përgjakur”; “Tre vetë kapërcejnë malin” ; ”E kafshoja terrin” ; ”Lepuri me pesë këmbë” ; ”Fluturimi i Micakut” ; ”Daullet e të çmendurve”, ”Rexha i nënës në grazhd të kalit” etj., etj., janë disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore.

Në jetën artistike Nexhmija mori shumë çmime të cilat ajo nuk mund t’i veçojë. Ne po e veçojmë çmimin – titullin “Këngëtare e Shekullit “ e këtë e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-të.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya