Nënkryetari i PDK-së i kundërpërgjigjet Vulinit për Ushtrinë e Kosovës

Nënkryetari i PDK-së i kundërpërgjigjet Vulinit për Ushtrinë e Kosovës

Nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, i është kundërpërgjigjur ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, për deklaratat e tij se Kosova s’ka mundësi ta formojë ushtrinë. Hoti ka thënë se Vulin është duke gënjyer. Ky është statusi i plotë i tij në Facebook: Një përgjigje Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë z. Aleksandër Vulin, Është e […]

Nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, i është kundërpërgjigjur ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, për deklaratat e tij se Kosova s’ka mundësi ta formojë ushtrinë. Hoti ka thënë se Vulin është duke gënjyer.

Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:

Një përgjigje Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë z. Aleksandër Vulin, Është e vështirë të kalojë një javë në Ballkanin Perëndimor e të mos vjen së paku një kërcënim a ndërhyrje e shtetit fqinj, Serbisë, ndaj Republikës së Kosovës. Kësaj radhe na çon porosi Ministri i Mbrojtës i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke na përkujtuar se me ministrat serbë në qeverinë e Prishtinës është e pamundur formimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës.

 

Serbia po vazhdon të ngecë në drejtim të integrimeve drejt BE-së, drejt bashkëpunimit rajonal e fqinjësor kur është në pyetje çështja e Republikës së Kosovës dhe kur është në pyetje orientimi i saj nga Rusia apo Perëndimi. Ndonëse jashtë këtyre dy pikave, ajo, e veçmas Presidenti Vuçiq, prezantohen euro-perëndimor të moderuar.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë nuk besoj se nuk e dinë se as ai e as Serbia nuk është pyetur kur është shpallur Republika e Kosovës. Po ashtu ai duhet të ketë lexuar diku qëndrimin e Ambasadorit të SHBA-s në Kosovë, Greg Delaëie, se ushtria e Republikës së Kosovës do të bëhet, mbase brenda këtij viti (2017) dhe se askush, asnjë faktor politik, nuk e ka të drejtën e vetos në Kosovë ndaj kësaj çështjeje.

Kjo, zoti Ministër i Mbrojtjes i Serbisë, kujtoj se duhet të merrte në konsideratë. Mos e bartni më në shpirt e mbi supet e Serbisë të kaluarën mitologjike mbi gjashtëqindvjeçare me identitet të rrejshëm. Jemi fqinj real, jo fqinj mitologjik! Eja të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Kemi shumëçka për të ndrequr e kuvenduar!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?