Në sallën e Kuvendit nuk ka vend për gazetarë

Në sallën e Kuvendit nuk ka vend për gazetarë

Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se gazetarët e medieve nuk do të lejohen të qëndrojnë në sallën e Kuvendit ku do të mbahet seanca. Kjo pasi pjesa ku është e destinuar për media, Rregullorja lejon që aty të qëndrojnë vetëm kameramanët dhe fotoreporterët, por jo edhe gazetarët. Lexoni të […]

Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se gazetarët e medieve nuk do të lejohen të qëndrojnë në sallën e Kuvendit ku do të mbahet seanca.

Kjo pasi pjesa ku është e destinuar për media, Rregullorja lejon që aty të qëndrojnë vetëm kameramanët dhe fotoreporterët, por jo edhe gazetarët.

Lexoni të plotë njoftimin e Kuvendit:

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Rritja e numrit të mediave në Kosovë kohëve të fundit, ka ndikuar në rritjen e numrit të përfaqësuesve medial të akredituar në Kuvend, e rrjedhimisht edhe në interesimin e tyre për të ndjekur seancat plenare të Kuvendit dhe aktivitetet e tjera.

Kuvendi është i përkushtuar tu krijojë përfaqësuesve të mediave hapësirë, qasje dhe lehtësira sa më të mëdha në përcjelljen e aktiviteteve të tij, por gjithashtu, mban edhe përgjegjësi për sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në Kuvend.

Galeria (ballkoni) i sallës së seancave plenare, është i destinuar për kameramanë dhe fotoreporterë, si dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Megjithatë, kohëve të fundit Kuvendi ka toleruar qëndrimin në këtë hapësirë edhe për gazetarët, edhe pse kjo nuk është e paraparë në Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave e të publikut në punën e Kuvendit.

Tani, ky numër gjithherë në rritje i përfaqësuesve të mediave në këtë hapësirë, rrezikon të tejkalojë peshën e paraparë mbajtëse të saj, duke paraqitur rrezik permanent për shembje dhe njëkohësisht duke rrezikuar jetët e të pranishmëve.

Prandaj, në funksion të evitimit të këtij rreziku, si dhe në respektim të rregullores, gazetarët e akredituar mund të ndjekin punimet e seancave të Kuvendit nga hapësira e destinuar për ta (prapa sallës së seancave plenare), nëpërmjet televizorit dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në ueb-faqen e Kuvendit.

Në galerinë e sallës së mbledhjeve plenare, ndërkaq, do të qëndrojnë kameramanët dhe fotoreporterët”. shkruan Telegrafi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?